Nuri Seferi e bën rrafsh për toke serbin (Video)

Fitore të jashtëzakonshme të dielën mbrëma në boks ka realizuar boksieri shqiptar Nuri Seferi, i cili e la në dysheme pas vetëm pak sekondave boksierin serb, Nenad Stankovic.

Dueli i cili u zhvillua në Shkup mblodhi të dielën mbrëma mijëra shqiptarë, të cilët e kanë pritur me padurim këtë përballje.

Por, sfida mbaroi shumë shpejt, pasi brenda raundit të parë Seferi në mënyrë mjeshtërore e goditi në nofull boksierin serb, i cili ishte në tokë, po, rrafsh për toke.

Seferi, i cili e mori titullin e kampionit të Europës, realizoi kështu fitoren më të shpejt në karrierë dhe atë pikërisht ndaj një boksieri serb në një terren neutral të dominuar nga tifozët shqiptarë.

“Kjo fitore iu dedikohet të gjithë shqiptarëve. Me këtë fitore treguam se dimë të respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh dallimet, ndërsa ky triumf është dhuratë për të gjithë ju për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka deklaruar Seferi pas duelit. /Telegrafi/

Rita e quan motrën bushtër

Rita Ora ka treguar shumë shpesh se është shumë e lidhur me familjen e saj. Prandaj edhe para publikut i ka prezantuar disa here përmes fotografive të ndryshme.
Pak minuta më parë, ajo në Twitter publikoi një foto të motrës së saj, Elenës por me një mbishkrim paksa të quditshëm.
“Nuk mund ta besoj sa bushtër e keqe është”.
Ndonëse padyshim që fjala bushtër në këtë rast ka kuptim “përkëdhelës” komentet nuk munguan të cilët e aprovonin këtë që thoshte Rita. Kishte nga ata të cilët e vlerësonin Elenën edhe për më të bukur se vetë Rita. Ju gjykojeni vet. /Indeksonline/

Grimeri shqiptarë i Kim Kardashian (foto)





Edhe një tjetër shqiptarë zbulohet në show bizin ndërkombëtar, por kësaj radhe jo në botën e muzikës, është ky Mario Dedivanivic me origjinë shqiptare i lindur në Mal te Zi. Besoni apo jo por Kim Kardashian, Lady Gaga, Michaele Obama e shumë të tjera zbukurohen nga duart e tij.
Karriera e tij filloi në moshë të re në New York, pas një dekade pune me modele e artiste të shumtë, u bë njëri ndër make-up artistet më të kërkuar, dhe puna e tij tashmë ka arritur të shfaqet në shumë revista të njohura botërore./fish media/

Lady Gaga me të brendshme në Francë





Edhe pse nuk ishte një ditë me diell në Juan les Pins të Francës, Lady Gaga vendosi të bënte një xhiro e veshur njësoj si në një ditë të nxehtë gushti.

Këngëtarja amerikane u pa me një palë pantallona shumë të shkurtra xhins, një palë reçipeta (material xhins dhe ato) dhe me syze të mëdha duke shkuar për një darkë me stafin e saj.
Edhe pse veshjet e saj janë ekstreme, prezenca sociale e Lady Gaga është vlerësuar nga vejusha e John Lennon. Yoko Ono do i japë 26-vjeçares çmimin LennonOno, duke i njohur punën e bamirësisë dhe fushatën sensibilizuese mbi të drejtat e homoseksualëve.
Lady Gaga do e marrë çmimin në Rejkjavik të Islandës, javën e ardhshme./fishmedia/

A është kjo femra më seksi shqiptare ?

Këngëtarja Shkëndije Mujaj, e cila është krahasuar me femrat më seksi të kësaj kohe, gjatë një interviste për “Kosova Sot” ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e tretë të shout “VIP Shpija”, ndërsa ka thënë se e konsideron veten si njëra nga femrat shqiptare më seksi.
Arsyeja pse duhet ta shohim Shkëndijen në këtë shou është: “Sepse ka ardhur koha të më njihni më afër se flitet shumë rreth meje dhe askush nuk më njeh nga afër”.
E pyetur nëse e sheh veten si një prej femrave më seksi shqiptare, ajo është përgjigjur: “Po, natyrisht…”./fishmedia/

Arjan Cani Ofendon rende Rita Oren

Xheraldina Rexhepi është e njohur si një stiliste, veçanërisht në Shqipëri, kur gjatë programit ‘E diell’ në ‘Top Channel’, në rubrikën ‘Asgjë personale’, ajo bashkë me dy ekspertë të tjerë të modës analizonin veshjet e personave VIP.

Këtë herë Xheraldina nuk ka reaguar për ndonjë veshje, po për një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri, moderatorin e ‘Zonë e lirë’, Arjan Çanin. Ajo ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tij, pikërisht për fjalët që Arjani ka thënë javën e kaluar në ‘Zonë e lirë’ për Rita Orën, raporton Mapo.
‘Arian Qenit duhet me ia ba një padi individuale për denigrim të personalitetit (private ose institucionale) me i tregu që nuk janë të gjitha këngëtaret Bleona e Çiljeta! E Unioni i Gazetarëve të Kosovës duhet me dalë me reagim ndaj ‘Qenit dhe ‘silikones’ dhe me i tregu që shtypi rozë nuk mund të jetë ngjyrë bagle!’
Këto janë fjalët që ajo i ka dedikuar në një status në rrjetin social Facebook pasi Çani ka bërë një koment me të ftuarit në studio se me kë shkonte në shtrat Rita Ora, sipas asaj çfarë është shkruar në shtypin botëror. ‘P****t me vëllain e Kim Karadashian apo jo’, ka qenë pyetja që Çani ka bërë, e cila sipas të gjitha gjasave ka shkuar në veshin e Rita Orës, pasi Xheraldina duket se ka një miqësi familjare me këngëtaren e njohur shqiptare në botë. /infonews/

Vajza seksi e Edmond Haxhinastos (foto)


Eliza Haxhinasto është vajza e vetme e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto. Ajo është gjimnaziste, ndërkohë që nuk ngurron që të shfaqet provokuese dhe seksi. Këto më poshtë janë disa foto të saj të marra nga Facebook./tema/